Lajmi se Oriola Marashi është ndaluar nga policia ku dhe i është sekuestruar lëndë narkotike, pushtoi me shpejtësi mediat online.
Pavarësisht bujës së madhe, modelja zgjodhi të mos reagonte por për të reagoi e ëma, e cila e konsideroi këto lajme si shpifje për të dëmtuar modelen Marashi.
“Është një trillim i shëmtuar. Nuk ka asgjë të vërtet. Oriola nuk është ndaluar as mbrëmë as kurrë nga policia.
Ajo prej disa ditësh gjendet në Vjenë ku është e angazhuar me projekte të reja në fushën e modelingut.
Gjithçka është një shpifje për ta dëmtuar. Këto lajme kemi vendosur t’i ndjekim penalisht. Do të ketë një padi për cilindo që ka publikuar këtë lajm krejtësisht të pavërteta”, ka thënë Jakaj
Së fundmi, Oriola ka publikuar në Instastory dy foto, në njërën prej të cilave tregon se ka nisur stërvitjen në palestër dhe në tjetrën shfaqet duke qetësuar trupin në vaskë.
Duket se Oriola Marashi nuk është shqetësuar aspak nga lajmet që pushtuan mediat, dhe po shijon jetën dhe punën e saj larg Shqipërisë. /albeu.com/