Aktori i njohur i humorit, Irgen Çela, ishte së fundmi i ftuar në emisionin “Glamour”. Ai ka bërë një rrëfim si për jetën private ashtu dhe profesionale.
Gjatë intervistës, Xhoda ka folur dhe rreth bashkëshortes, me të cilën njihej që 9 vite. Moderatorja Ester Bylyku e ka pyetur nëse ajo shfaq shenja xhelozie për skenat që ndonjëherë i duhet të bëjë për shkak të profesionit, si psh puthja me aktoren Arjola Demiri në emisionin “Shiko kush luan”.
Xhoda ka treguar se e shoqja ka besim te ai dhe i ofron të gjithë mbështetjen e saj.
Ester Bylyku: Ke aktruar pranë dy super femrave Enca dhe Arjola, është bërë ndopak xheloze bashkëshortja?
Irgen Çela: Fatmirësisht unë kam mirëbesimin e saj dhe mbështetjen sepse realisht është e sikletshme ndonjëherë. Por që ne që kur jemi njohur në fillimet tona, unë kam qenë student për aktrim dhe kjo është pjesë e punës time. Duhet bërë distancimi ca është puna dhe ca është privatja.
Po ashtu ai ka treguar se e shoqja i jep gjithmonë porosi “bëj kujdes”. “Mënyra se si thuhet është pak formë xhelozie ‘me kujdes’. S’është se nuk ka xhelozi, thjesht ka shumë mirëkuptim”, u shpreh ai.