Vetëm dy ditë më parë çifti shumë i dashur për publikun, Klea Huta dhe Elgit Doda u bënë prindër për herë të parë. Klea solli në jetë një djalë të cilit i vendosën emrin e veçantë Krid.
Lajmin e ëmbël dyshja e bënë të ditur duke postuar në rrjete sociale foton e parë me vogëlushin e porsalindur.
Së fundmi Klea ka publikuar një foto pranë Kridit, në të cilën shihet duke i mbajtur dorën e vogël. Moderatorja e ka shoqëruar foton me këngën “Tu me cambiaste la vida” nga Rio Roma, që në shqip do të thotë “Ti më ndryshove jetën”.
