Në dhjetor të vitit të kaluar, moderatorja e njohur, Vilma Masha u bë nënë për herë të parë. Vilma solli në jetë një vajzë dhe lajmin e bukur e dha vetë ajo me një postim në Instagram ku shfaqej duke i mbajtur dorën vogëlushes.
Së fundmi moderatorja ka prezantuar për herë të parë Sean me publikun.
Ajo ka publikuar një foto ku shfaqet duke e mbajtur Sean në krahë dhe tregon se vogëlushja ka mbushur 4-muajshe.
E ftuar tek “Rudina” pak kohë më parë Vilma tregoi se e ka pasur gjithnjë dëshirë të bëhej me vajzë.