Reperi i njohur kosovar, Gold Ag ka festuar ditëlindjen e 34 mes shumë urimesh nga njerëzit e tij më të dashur dhe fansat.
Megjithatë ajo çfarë ka dalluar ka qenë torta e ditëlindjes së Gold Ag, e cila lidhet me anën patriote të tij.
Ai ka ndarë një foto të saj, ku shkruhej “Ushtria çlirimtare e Kosovës. Urime ditëlindja e 34”.
“Faleminderit pafund të gjithëve për urimet, ju paça gjithmonë. Ëmbël ju shkoftë jeta”, ka shkruar Gold krah postimit të tij.
Me siguri kjo tortë e ka lumturuar edhe më shumë reperin pasi ai ka treguar gjithmonë shumë dashuri për atdheun e tij.
Kujtojmë se reperi u martua ne mars të këtij viti duke surprizuar të gjithë ndjekësit.