Thellohet divorci i Kelly, këngëtarja paditet nga ish-vjehrri

Drama e divorcit të këngëtares Kelly Clarkson po kalon në një tjetër nivel. Tani, mësohet se Clarkson është paditur nga ish-vjehrri. Siç mund ta keni dëgjuar, Kelly dhe partneri i saj Brandon Blackstock i dhanë fund martesës këtë verë, pa e ditur se situata do të nderlikohej.

Ndodh, që ish-vjehrri Narvel Blackstock të jetë drejtuesi në kompaninë e menaxhimit të saj. Sipas Variety, kompania e drejtuar prej tij pretendon që këngëtarja i ka borxh atyre komisione që shkojnë në vlerën e 1.4 milionë dollarëve dhe se deri në fund të këtij viti, borxhi do t’i shkojë deri në 5.4 milionë dollarë.

“Për rreth 12 vite, Starstruck (emri i kompanisë së menaxhimit) e ka zhvilluar Clarkson duke e shndërruar në një yll. E ka ndihmuar atë të arrijë sukses në albumet e saj, në çmimet Grammy apo të marrë role të rëndësishme në televizion, si përshembull “The Voice”, apo në vetë programin e saj.Pavarësisht kësaj, ajo pretendon të mos paguajë më për çfarë i ka borxh kësaj kompanie.”- shkruhet në akuzën kundrejt saj.

Pas ndarjes nga i shoqi, këngëtarja paditet nga ish-vjehrri

Kelly, nisi të punonte me Narvel në 2007-ën dhe ishte pikërisht ky i fundit që do t’i prezantonte bashkëshortin me të cilin u martua në 2013-in. Dyshja, prindër të dy fëmijëve u ndanë në qershor të 2020-ës.


Shtuar 30.09.2020 13:25