Të gjithë sytë nga Arilena Ara, këngëtarja bën namin në Instagram (FOTO LAJM)

Ajo është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar dhe jo vetëm, pasi fama e saj ka kaluar edhe kufijtë. Është fjala për Arilena Arën, e cila shquhet gjithashtu edhe për pamje e saj natyrale.

Arilena është mjaft aktive në profilin e “Instagram”-it, ku ndan me ndjekësit e shumtë imazhe dhe video të ndryshme.

Së fundmi, këngëtarja ka publikuar disa poza ku shfaqet në super formë e veshur me bikini ngjyrë portokalli. Gjithashtu këngëtarja ka ndarë me fansat edhe disa poza bardh e zi, ku sërish shfaqet me rroba banje.

Në fotot e realizuara nga fotografi Ergys Zhabjaku, Arilena tregon linjat trupore perfekte, për të cilat kujdeset vazhdimisht me ushtrimet që bën në palestër.

Përveç kësaj, këngëtarja e shumë hiteve është duke punuar në projekte të reja muzikore dhe shumë shpejt pritet të sjell këngën e re.


Shtuar 30.06.2020 09:54