Të gjithë në merak pas lajmit të rremë për vdekjen e saj, Era Istrefi shfaqet publikisht (VIDEO)

Këngëtarja e njohur Era Istrefi ka që nga muaji dhjetor që nuk ka publikuar në llogarinë e saj të Instagramit. Fansat, të shqetësuar dhe për të tërhequr vëmendjen e saj, përhapën lajme të rreme për vdekjen e këngëtares, si një mënyrë lutëse për t’u rikthyer në rrjete sociale.

Edhe pas mijëra komenteve “U prefsh në paqe” që mbushën Instagramin e saj, Era sërish nuk ka reaguar. Megjithatë motra e saj, Nora Istrefi, ka publikuar një video në Instastory ku tregon se ndodhet së bashku me Erën në një lokal, duke e rikthyer kështu këngëtaren në rrjete sociale.

Nuk dihet ende dhe për sa kohë ka menduar këngëtarja të qëndrojë larg rrjeteve sociale, por fansat mezi po e presin.


Shtuar 3.03.2020 11:53