Surprizë e madhe për ndjekësit, Adelina Ismailin do e shihni në ekran jo si këngëtare (FOTO LAJM)

Të gjithë janë befasuar nga lajmi i fundit se shumë shpejt, këngëtarja Adelina Ismaili do të vijë me një projekt të ri televiziv, ku do të jetë moderatore.

Ajo vetë e ka bërë të ditur këtë lajm, duke ndarë edhe detaje mbi projektin që do të prezantojë.

Artistja ka zbuluar se emisioni i saj i ri do nisë transmetimin në datë 10 tetor, ditën e shtunë në kanalin 10.

“Tetë a tetë me Adelinën” quhet formati i ri që na bëri tepër kuriozë.

Me siguri fansat po e presin me padurim këtë rikthim të këngëtares më pranë tyre, mirëpo ende s’kemi asnjë detaj tjetër lidhur me këtë program.

Mbetet vetëm të presim për të zbuluar më shumë!


Shtuar 30.09.2020 14:47