Super e komentuar për operacionet, Iva Aliko e penduar: Do gjej një mjek t’i shfry (VIDEO)

Në studion e emisionit “Shqipëria Live” ishte e ftuar modelja Iva Aliko.

Modelja është një ndër të paktët persona të Shoëbizit shqiptar që e ka pranuar që ka kryer ndërhyrje estetike.

Gjatë fjalës së saj në studio, Iva u shpreh se tashëm që kanë kaluar shumë vite nga ndërhyrjet ajo është penduar dhe sapo të gjej momentin e përshtatshëm dhe një mjek të mirë do të heqë dorë përfundimisht prej tyre.

“Unë në kohën që kam kryer ndërhyrjet estetike ato kanë qenë trend. Jam e penduar që i kam bërë, ende po e vuaj këtë gabim. Sapo të gjej momentin dhe të gjej një mjek të mirë do t’i shfryj”, u shpreh modelja.


Shtuar 25.02.2020 14:58