Super ditëlindje në oborrin e shtëpisë, pamjet nga surpriza e Ermalit për bashkëshorten (FOTO LAJM)

Ariana Fejzullahu ka festuar ditën e sotme ditëlindjen mes shumë urimesh, ku më i ndjeri ka qenë ai nga bashkëshorti i saj, Ermal Fejzullahu, i cili e falenderoi publikisht për 4 yjet që i ka dhuruar.

Ndërsa së fundmi artisti ka publikuar në ‘Instastory’ disa pamje nga festa e më të dashurës së tij, për të cilën ka organizuar një darkë me njerëzit e tyre më të dashur.

Nga videot në rrjetet sociale, duket ambienti i zbukuruar me tollumbace dhe tryeza e cila ka mbledhur gjithë njerëzit e tyre më të dashur.

Megjithatë Ariana nuk e ka zbuluar ende se çfarë dhurate ka marrë nga partneri i saj, duke qenë se më parë ai i ka blerë një makinë të markës ‘Range Rover’.


Shtuar 19.05.2020 07:54