“S’të takon ty kjo”, Ermal Mamaqi dhe Oriola Marashi “kunja” publikisht njëri-tjetrit (FOTO LAJM)

Albëri Hadërgjonaj publikoi ditën e djeshme një video të së bijës e cila është pëlqyer dhe komentuar me mijëra herë.

Në mes këtyre komenteve për Anxhelinën, Ermal Mamaqi dhe Oriola Marashi kanë gjetur hapësirë për tu kapur paksa me njëri tjetrin.

“Dardha nën dardhë bije”, komenton Oriola të cilës Ermali nuk ka vvonuar për ti korigjuar gabimet drejthkrimore.

“Shkruhet bie pa “j”, lexo ndonjë roman”, i drejtohet me shaka dhe paksa ironi Mamaqi, i cili nuk e ka për herë të parë që e ngacmon modelen në këtë drejtim.

Por Oriola duket se nuk e ka pritur dhe aq mirë këtë korrigjim të Mamaqit duke mos e lënë pa përgjigje:

“O ç’roman thua mo Ermal unë duhet ta filloj me gjuhën shqipe ti thua roman… si 2 ish liceista që jemi s’të takonte ty ta thoje ktë po ska gjë po ta fal 😘😘 xhan xhan”, ja kthen modelja./albeu.com/


Shtuar 8.05.2020 08:55