Sot feston ditëlindjen, por ka diçka që nuk shkon për Sara Hoxhën (FOTO LAJM)

Ditën e sotme, trashëgimtarja e “Top Channel”, Sara Hoxha, feston ditëlindjen e saj.

Ajo ka mbushur 24 vjeç dhe nuk ka harruar të kujtojë edhe ndjekësit e saj për ditëlindjen.

Sara publikoi në Instagram një foto të tortës së ditëlindjes dhe vlen të themi se ka bërë një super zgjedhje!

Mbi tortën e bardhë me zemra të kuqe si dekor, qëndronte portreti shumë i ëmbël familjar i Sarës, dy djemve dhe qenit të tyre, duke treguar jetën e saj deri tani.

Mirëpo, Ledioni ku është?!

Me humor Sara ka sqaruar se partneri do të jetë në tortën e darkës, pasi nuk kishte vend tek ajo e mëngjesit.

“Susan Miller thotë që ky do të jetë viti i Bricjapit, por ka disa vite që është viti im. Kështu duket 24-vjetori dhe unë nuk mund të isha më krenare për jetën që kam. Ledionin e kemi tek torta e darkës se s’kishte vend.”- shkruan Sara krahas postimit.


Shtuar 18.01.2020 10:56