Këngëtari i njohur kolumbian, J Balvin, ka rrëfyer luftën e tij me COVID-19 dhe ndjesitë që ka përjetuar.
Me një shënim në Instagram, ai k treguar se lufta me virusin nuk ishte e thjeshte dhe se për një moment kishte humbur me shpresën.
Balvin shkruan se ka vuajtur nga ankthi, gjë që ndikoi në forcimin e virusit, por fatmirësisht ai ja doli, ndaj thotë “sot dua të jem një zë shprese”.
“A e dini se unë jam një qenie njerëzore me të njëjtat gabime, frikë, dëshira dhe presione si ju? Kjo foto është bërë nga një prej mjekëve që ishte me mua, kur isha me COVID-19. Carlos dhe Sergi janë kujdesur për mua profesionalisht. E mbaj mend këtë foto sepse në atë moment unë i kisha të gjitha simptomat dhe humba shpresën, aq sa ata menduan të më shtronin në spital. Kam vuajtur nga ankthi dhe si rezultat i kësaj, virusi u bë edhe më i fuqishëm. Ndiej në shpirtin tim ata që kanë humbur të afërmit e tyre në këtë situatë të vështirë pandemike, sepse e di që familjet preken jo vetëm emocionalisht, por edhe ekonomikisht dhe profesionalisht. Sot thjesht dua të jem një zë shprese, kjo do të kalojë! Kujdesuni për veten dhe anëtarët e familjes tuaj. Ju dua”, ka shkruar Balvin.