Sophie Turner shfaqet për herë të parë pas lindjes, sa shumë ka ndryshuar (FOTO LAJM)

1 muaj e pak pasi u bë mama për herë të parë më të voglën e saj, Willa, Sophie Turner është fotografuar së bashku me partnerin e saj, Joe Jonas. Kjo ishte hera e parë që dyshja u fotografuan bashkë jashtë që prej ardhjes në jetë të vajzës së tyre.

Sophie ishte e veshur e gjitha në ngjyrë të zezë, duke mos harruar maskën së bashku me partnerin e saj. Një detaj që binte në sy ishte fakti se Turner nuk kishte humbur akoma peshën e lindjes, detaj ky që nuk i ka shpëtuar paparacëve.

Dyshja ka ecur për disa minuta në shoqërinë e njëri-tjetrit me duart kapur në natyrë. Kujtojmë se disa javë më parë Joe dhe Sophie ndanë një ‘selfie’ nga shtëpia e tyre ku tregonin qartazi lodhjen pas kujdesit maksimal dhe dedikimit tek vajza e tyre


Shtuar 5.09.2020 21:45