Si rrallëherë, reperi i njohur këndon shqip në bashkëpunim me Dhurata Dorën (VIDEO)

Më mesantë është publikuar bashkëpunimi i shumëpritur i Dhurata Dorës me reperin e njohur, Azet.

Videoklipin e këngës e kanë realizuar në Spanjë, ndërsa kanë publikuar fotografi të shumta nga ditët e xhirimeve pak ditë para lansimit.

Në fillim të këngës Azet dëgjohet duke kënduar në gjuhën shqipe, për të vazhduar më pas me pjesët në gjuhën gjermane.

Kujtojmë se ‘Fajet’ është bashkëpunimi i dytë i Dhuratës me Azet, pas këngës ‘Lass Los’ që është publikuar në fund të muajit shkurt të këtij viti.


Shtuar 17.07.2020 10:49