Shumë e njohur për shqiptarët, koronavirusi i merr jetën aktores meksikane (FOTO LAJM)

Një nga aktoret më të njohura të telenovelave meksikane ka ndërruar jetë. Bëhet fjalë për Pilar Pellicer, të cilën e njohim prej roleve në serialet “Triumfi i dashurisë” apo “Njerka”, të transmetuara në Shqipëri e në shumë vende të botës.

Aktorja është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare për shkak të komplikimeve me shëndetin si pasojë e koronavirusit.

Pellicer ka luajtur në më shumë se 40 filma e telenovela.

Personazhe të njohur meksikanë janë shprehur të pikëlluar për humbjen e aktores së madhe, e cila gjatë karrierës së saj është vlerësuar edhe me çmime.

Aktorja la pas një vajzë, Ariane Pellicer.


Shtuar 18.05.2020 08:04