Sara Hoxha e bën “zemrën gurë”, u servir ndjekësve një foto të ëmbël të të voglit (FOTO LAJM)

Sara Hoxha dhe Ledion Liço, një ndër çiftet më të komentuar në media, janë prindër të dy mrekullive të vogla të quajtura London dhe Roman.

Pasi London ishte prej disa kohësh djali i llastuar i familjes, shtëpia e tyre u shtua me një pjesëtar të ri, Romanin, i cili tashmë është me siguri shoku më i mirë i London.

Megjithëse nuk i shohim shpesh, mami Sara s’lë rast pa folur për djemtë e saj në Instagram, ndërsa tek-tuk ndan edhe ndonjë pozë të ëmbël si kjo e sotmja.

Në InstaStory, trashëgimtarja e “Top Channel” ka publikuar një foto të të voglit Roman, i cili rritet dita ditës dhe tashmë ka nisur të luajë vetë me lodrat e tij.

“Romki dashuria”- shkruan Sara krahas fotos së djalit, duke zbuluar edhe sesi e thërret me përkëdheli.


Shtuar 22.08.2020 13:18