Rudina publikon videon me Markun: Sa i mirë je

Aktorja dhe moderatorja, Rudina Dembacaj ka hapur së fundmi kanalin e saj në “Youtube”, ku ndan me ndjekësit video nga më të ndryshmet. Së fundmi videos së saj i është bashkëngjitur dhe partneri, Mark Frroku.

Dyshja kanë shkuar në fshat, për të vizituar një shtëpi bletësh.

Ato kanë vëzhguar si merret mjalti dhe Marku ka zbuluar se i pëlqen të ketë një koshere bletësh.

Në fund të saj aktorja ka falenderuar partnerin për ndihmën dhe që i është bashkëngjitur videos së saj. “Sa i mirë je që më ndihmon”, është shprehur ajo.


Shtuar 6.06.2020 11:56