Rikthim i “Skillz”, Skivi rrëfehet pa dorashka pse u largua nga “Babastars” (VIDEO)

Bashkimi i tyre me Babastars bëri që të harrohet emri Skillz. Por, tashmë Ledri Vula dhe Visar Shala, i njohur si Skivi janë reperë të pavarur që nuk kanë lidhje me asnjë grup muzikor.

Por që prej largimit nga Babastars nuk është hera e parë që reperat e lartpërmendur diksutohen për një rikthim të mundshëm me një bashkëpunim.

Se fundmi i ftuar në “Gjoni Black”, Skivi nuk ka mohuar këtë bashkëpunim madje ka folur me mjaft fjalë të mira për Ledrin.

Gjithashtu i pyetur për largimin nga Babastars, Skiv ka folur për mosmarrveshje me djemt e grupit.

Tahmë reperi tregoi se është rikthyer më i fortë se kurrë dhe me Laberl të ri./albeu.com


Shtuar 25.02.2020 11:13