Rezarti i bashkohet sherrit dhe mbron Xhemin, ironizon me foton e vjetër të Alketës

Në lëmshin që zuri Xhemin, Alketën, bashkë edhe me motrat Vjollca u përfshi edhe Rezart Veleshnja.

Pak minuta më parë, në llogarinë e tij në Instagram, aktori i humorit ka postuar një foto të vjetër të Alketa Vejsiut, kur moderatorja ishte në fillimet të karrierës së saj.

Mbi foto Veleshnja shkruan: “Unë them se Eminem do e kishte zili Alketën për 320 kilometra në orë të të folurit dhe do ishte krenar të bashkëpunonte me të.”

Qartazi, si fotoja ashtu dhe përshkrimi janë për t’i dalë në mbrojtje koleges, Xhemi Shehut.

“Ta dish Alketa që unë të kam shumë xhan, të adhuroj. Madje urrej këdo që të shan ty.”- ironizon Veleshnja. /albeu.com/


Shtuar 8.01.2020 15:34