Komentatorja e sportit, Qëndresa Krelani, e njohur si Qeqa, nuk pajtohet me disa nga presidentët e skuadrave kosovare të futbollit.
Në një postim në Facebook, ajo ka shkruar se presidentët do të ishte mirë të punësojnë njerëz që e duan dhe e njohin futbollin dhe jo të bëjnë gjithçka vetë, vetëm pse investojnë.
Ky është postimi i plotë i Qeqës:
Disa, ama veq disa presidentë te klubeve ne Kosove hiq nuk dallojne prej atyre presidentëve sheik te evropes. Gjepin plot. Trurin per futboll bosh.
Futbollit i nevoiten afer sa me shume njerez qe jane plake tu honger bari te stadiumeve. Ata duhet me marr vendime sesi te dizajnohet nje klub.
Ti president je veq sponsor. Je nje njeri i privilegjum qe jep pare per me ta kthy fantazine ne realitet.
Por momentin kur puneson puntore dhe ju imponon gjithmone me mendu njejte sikur ti, atehere ke punesu sherbetore, dhe kjo nuk i ngjason nje skuadre me projekt europiane… Dy zgjidhje i ke. Te punesosh ne klub njerez me eksperience, pasionant dhe super te afte ose njerez te urte, te mire dhe pa fjale. Kete te dyten po e praktikoni me shume sepse ne si Shqiptare kerkojme njerez qe na binden pa kerku mendimet e tyre. Dhe fatkeqesisht ckado qe eshte mendim i ri konsiderohet opozite e keqe.
Kur e nderton nje banese, nje pallat apo çkado çoft, puneson arkitektet apo klase punetore per finalizim. Jo pse t’ka ra qejf mi pasuru arkitetin apo punetorin, por pse ti nuk din me projektu dhe ndertu siq dijne ata.
Njejte edhe ne klub. Nese mendon qe duhet mu bo siq thu ti, veshi kopaqkat ose dorezat e portierit edhe dil fitoje lojen. Veshe uniformen e delegatit ose te trajnerit, edhe qitna ne Evrope.
Per fund ne cdo liber te futbollit thuhet “President i suksesshem je, jo sa para ke apo ben, po sa trofe fiton me njerez zemra e te cileve refuzon parate para betimit per trofe”
Pareli shume…Presidenta me P te madhe shume pak.