Qëndroi 7 vjet në burg, kush është ish-bashkëshorti i Albërie Hadërgjonajt (FOTO LAJM)

Këngëtarja Albërie Hadërgjonaj gjithmonë ka folur në publik edhe për jetën e saj private.

Nëpër intervista ajo ka deklaruar se është martuar shumë e vogël, në moshën 16 vjeçare, ka bërë dy vajza dhe më pas është ndarë me bashkëshortin.

Po ashtu, Albëria ka rrëfyer se ish-burri e tradhtonte dhe madje ishte i përfshirë në afera kriminale, vepër për të cilën qëndroi 7 vjet në burg.

Ai quhet Mentor Hadërgjonaj, por në dokumentet e prokurorisë rezulton me emrin Xhevdet Hadërgjonaj.

Në rrjet qarkullon edhe një foto e vjetër e Albëries me të. Në foto ata ngjajnë shumë të rinj.


Shtuar 26.03.2020 12:00