Punonte në emision me COVID-19? Fjoralba Ponari: Ndjesë grupit (FOTO LAJM)

Ditën e djeshme, Fjoralba Ponari tregoi se mund ta ketë kaluar virusin Covid-19 pasi i ka pasur të gjitha shenjat.

Teksa i përgjigjej pyetjeve të ndjekësve në InstaStory, moderatorja rrëfeu se në episodin e parë të “Jeho-së” kishte qenë me temperaturë 39.5 dhe beson se ka qenë e prekur.

“Jeho-n e dua aq shumë sa episodin e parë e kam xhiruar me 39.5 temperaturë (ndoshta ndoshta kam pasur atë që po mendoni ju)”.

Megjithatë, ajo nuk e ka kryer tamponin dhe nuk dihet me siguri nëse është prekur vërtetë nga virusi Covid-19.

Një ndjekës i merakosur e ka pyetur sërish sot Fjoralbën lidhur me këtë temë, pasi është çuditur nga fakti që ajo ka vazhduar të punojë kur e ka ditur që mund të ishte e infektuar.

“Si ka mundësi që vazhdove të punoje? Apo tani të gjithë dilni me Covid-19.”- shkruan ndjekësi.

“Ç’e do që e kam të faktuar që mund të kem pasur të paktën “grip stinor”. Nuk jam testuar atëhere jo për arsye neglizhence, të jesh i bindur, por sepse periudha që unë kam pasur shqetësime rezulton të ketë qenë fund janari/fillim shkurti, ku shumë pak info kishte mbi atë që do të na priste më vonë.”- i është përgjigjur Fjoralba, e cila më tej i ka kërkuar edhe ndjesë grupit të punës, pasi i ka vënë të gjithë në rrezik pa vetëdije.


Shtuar 10.09.2020 21:53