Publikoi banderolën e “Autochthonous”, futbollisti i njohur mbështet Dua Lipën

Eshtë kthyer në historike, banderola që Ballist Morina zbriti në fushën serbe gjatë ndeshjes në Beograd.

Ka qenë këngëtarja Dua Lipa, këngëtarja shqiptare me famë botërore, ajo që postoi një ditë më parë një foto të banderolës së famshme/

Por duket se “Autochthonous”, me figura qendrore Ismail Qemalin dhe Isa Boletitin, si dhe me hartën e Shqipërisë Etnike, nuk është pritur mirë nga serbët.

Komentet në postimin e bërë nga Dua Lipa kanë qenë të shumta, me të parin Lorik Canën që tërhoqi vëmendjen. Ish-kapiteni i kuqezinjve ka qenë në fushë natën e përballjen me Serbinë dhe atë banderolë e ka mbrojtur me trupin e tij.

Gjithsesi në Serbi i tërbon diçka tjetër dhe është fakti që Francesco Totti, legjenda e futbollit italian dhe e Romës e ka pëlqyer postimin e Dua Lipa. Media në Serbi nuk kanë ngurruar ta bëjnë lajm.

“Edhe ti vëlla?! Princit të Romës i pëlqen fotografia skandaloze e Dua Lipa”, shkruan mes të tjerash në titull “Kurir”. Edhe mediat e tjera serbe janë në të njëjtën linjë, duke cituar tërbimin e tifozëve serb me veprimin e bërë nga ish-kapiteni i Romës.


Shtuar 21.07.2020 08:24