Prej 2 vitesh të lidhur, zbulohet e dashura e reperit Buta (FOTO LAJM)

Bash Buta është një nga reperët më të pëlqyer në vend. Falë stilit të tij mjaft unik në performanca të ndryshme apo projekte muzikore, Buta është kthyer ndër emrat më të lakuar.

Së fundmi burime ekskluzive për ‘Prive’ kanë zbuluar se reperi është në një lidhje dashurie me një vajzë nga qyteti i tij i lindjes, Ferizaj prej 2 vitesh.

E dashura e Butës nuk ka një profil publik, ndaj ata kanë zgjedhur të marrin kohën e tyre për ta bërë lidhjen të ditur nga të gjithë.

Nuk dihet se si do të veprojë reperi pas këtij lajmi, megjithatë deri më tani ai është përpjekur ta mbajë vëmendjen e ndjekësve të tij vetëm tek projektet muzikore që ka sjellë herë pas here.


Shtuar 3.04.2020 07:26