Pranon se ka kopjuar Kylie Jenner, Lori Hoxha “përplaset” me ndjekësit (FOTO LAJM)

Lori Hoxha ka pranuar së fundmi publikisht se është frymëzuar nga Kylie Jenner duke u shprehur se i ka kopjuar asaj trendin e fundit të thonjve.

Por ndjekësit kaq deshën dhe “u sulën”.

Të shumtë ishin ata që e akuzun trashëgimtaren e “Top Channel” se ajo gjithmonë ka kopjuar.

Por Lori vendosi t’i kthejë një përgjigje njërit prej komenteve.

“Nuk është hera e parë. E ke kopjuar Kylien që prej fillimit”, komenton dikush shumë i vëmëndshëm.

Me ironi Lori i përgjigjet:

“Shumë mirë që po më ndjek që prej atëherë”./albeu.com/


Shtuar 17.07.2020 08:37