“Po i bëj qejfin Donaldit”, sakrifica e Borës për të dashurin (VIDEO)

Moderatorja e njohur, Bora Zemani ka treguar me postimin e fundit në rrjetet sociale se ka provuar një eksperiencë të re me motorr së bashku me Donaldin.

Ajo ka ndarë një video duke e ngarë atë, duke treguar se ia ka dalë me sukses dhe krah saj ka shkruar: “S’kisha bërë ndonjëherë nga këto dhe thashë hajd po i bëj qejfin @donaldveshaj”.

Kjo duhet të jetë një nga aventurat më të bukura të Zemanit, e cila duket se e ka shijuar maksimalisht xhiron dhe adrenalinën e saj së bashku me Veshaj.


Shtuar 27.07.2020 06:23