Plot pesë miliard klikime! Kjo është kënga solo më e dëgjuar në botë (VIDEO)

Nëse dikush do të niste ta këndonte, me siguri edhe ju do ta ndiqnit pas!

S’ka njeri të mos e ketë dëgjuar të paktën një herë këngën “Shape of you” të këngëtarit Ed Sheeran, e cila ka bërë namin nëpër botë.

Në restorante, clube, dyqane, makina e kudo, e kemi dëgjuar të luhet pafund dhe gjejeni pak sa klikime ka arritur?

Plot 5 miliard, duke u kthyer në këngën solo më të dëgjuar në botë!

Në fakt, “Shape of you” është kënga e dytë më e dëgjuar e cila gjeneron miliona të ardhura. Vetëm vitin e kaluar kishte fituar afro 109 mijë euro brenda një dite.

“Shape of You” është pjesë e albumit “Divide”,i cili u publikua në vitin 2017 dhe rezultoi një ndër albumet më të suksesshme të atij viti.


Shtuar 7.10.2020 10:13