Plasi sherri: Mira Kazhani sulmon ashpër Blendi Fevziun e i përmend vilën 5 milionë euro

“Të vjen neveri kur për rrogën time bëhet gjyq nga Fevziu, kurse për miliardat e Fevziut nga pushtetet bëhen emisione suksesi…”

Gazetarja Mira Kazhani i është kthyer ashpër gazetarit Blendi Fevziu, i cili deklaroi ditën e sotme se për të ishte e papranueshme që gazetarët të paguhen nga struktura të tjera.

Deklarata e Fevziut:

Shpeshherë shumë analistë ftohen në debate jo për të dhënë mendim të paanshëm, por për të dhënë mendim të anshëm.

Në gjykimin tim është absolutisht e papranueshme, jashtë çdo standarti, që dikush të paguhet në një strukturë tjetër, qoftë politike ose jo, dhe të ruajë më pas edhe staturën e gazetarit.

Kush merret me gazetari le të qëndrojë brenda gazetarisë. Unë e di që ka gazetarë që bëjnë dy-tre punë, por bëjnë dy-tre punë brenda profilit të tyre.

Një punë që bie ndesh me impenjimin që ka, sigurisht që është e papranueshme.

_______________________

Fill pas kësaj deklarate, ka reaguar Mira Kazhani e cila nuk është kursyer aspak ndaj Fevziut duke i vënë në pah pasurinë e tij dhe vilen 5 milionë euro, ku sipas saj ai ka qenë gjithmonë në shërbim të oligarkëve dhe pushtetit.

Reagimi i Mira Kazhanit:

Këto ditë pandemie me dy gjëra janë argëtuar shqiptarët: Rroga ime si punë e dytë shteti dhe vila 5 milionë euro e Fevziut ku ai poston në Istagram luksin e tij.

Me rrogën time mund të shtysh muajin, por me miliardat e Fevziut gjithë jetën e tij në shërbim të pushtetit, politikanë e oligarkë, shqiptarët mund të shikojnë atë çfarë është vërtet korrupsioni në shtypin shqiptar.

Dhe të vjen neveri kur për rrogën time bëhet gjyq nga Fevziu, kurse për miliardat e Fevziut nga pushtetet bëhen emisione suksesi.

Sa për mua, unë kam bërë vërtet një gabim, etik, për të cilin po mendohem mirë Blendi Fevziu.


Shtuar 5.05.2020 20:48