Plas grushti në hotel, këngëtari i njohur arrestohet dhe rrezikon burgun (VIDEO)

Po bën xhiron e rrjetit së fundmi një video e këngëtarit të njohur, Rod Stewart. Teksa ndodhej në një hotel luksoz në Florida, Stewart ka goditur me grushta një roje sigurie.

“Dailymail” ka publikuar videon ku këngëtari shfaqet duke grushtuar rojen e hotelit dhe sipas mediave shkak i këtij incidenti ka qenë fakti që roja nuk e ka lejuar 75-vjeçarin të shkojë në zonën e fëmijëve.

Stewart është arrestuar nga autoritet përkatëse dhe pritet të dalë përpara gjykatës. Këngëtari rrezikon deri në 1 vit burg.


Shtuar 17.02.2020 08:24