Perfekte? Arbenia zbulon fytyrën pa make up dhe me akne (FOTO LAJM)

Modelja Arbenita Ismajli është një ndër emrat më të komentuar të shoëbiz-it shqiptar dhe konsiderohet si një ndër vajzat më të bukura të vendit, e cila ka korrur sukses të madh në modeling jashtë Shqipërisë.

Tiparet e saj tërheqëse preferohen shumë nga kompanitë e huaja, të cilat përdorin imazhin e bukuroshes për të reklamuar produktet e tyre si veshje apo kozmetikë.

Mirëpo, nëse mendonit se gjithçka është OK me modelen dhe ka gjithmonë një fytyrë perfekte, e keni gabim!

Edhe Arbenita vuan nga aknet në fytyrë, të cilat na i tregoi vetë!

Modelja ka dashur të japë një mesazh për ndjekësit e saj me të njëjtin problem, duke lënë të kuptohet se aknet janë diçka shumë normale.

“Thjesht doja të thoja që aknet janë shumë normale.”-shkruan Arbenita krahas fotos ku filmon fytyrën e saj nga afër.

Së fundmi, modelja u bë kryefjala e mediave për shkak të disa fotove të ndërhyrjeve në fytyrë, të cilat i publikoi një klinikë në Rusi.

Arbenita i mohoi këto lajme, duke u shprehur se ishte lodhur nga gjithë këto shpifje për të.


Shtuar 29.06.2020 14:56