Kërcet sherri në një lokal në Elbasan, plagosen dy të rinj

Një sherr mes të rinjsh ka ndodhur në Elbasan në një lokal gjatë mbrëmjes së sotme.

Deri tani dihet për dy të plagosur ndërsa në sherr janë përfshirë të rinj me precedentë penalë.

Policia informon zyrtarisht se ngjarja ka ndodhur në lagjen ”Haxhiar” teksa të plagosur kanë mbetur E.B, 24 vjec dhe E.B, 21 vjec.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Në lagjen “Haxhias”, Elbasan, në ambientet e brendshme të një lokali në rrethana ende të paqarta janë goditur me mjete të forta shtetasit E.B., 24 vjeç, dhe E.B., 21 vjeç, banues në Elbasan, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan, për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Nga veprimet e shpejta është bërë e mundur identifikimi i autorëve ku vijon puna për kapjen e tyre.


Shtuar 4.10.2020 20:05