Për shkak të emrit të së bijës, Kylie Jenner i hapen probleme ligjore (FOTO LAJM)

Nëse ju kujtohet, në 2019-n Kylie Jenner u përpoq të markonte emrin e vajzës së saj, Stormi, në mënyrë që të mos përdorej nëpër kompani, nga veshjet, lodrat e deri te produktet sanitare. Mesa duket, situata me emrin e të bijës nuk ka qenë fort e lehtë.

Sipas TMZ (via Cosmopolitan), Kylie Jenner ka ngritur një padi ligjore kundër një kompanie të quajtur Business Moves Consulting sepse një muaj pas ardhjes në jetë të Stormi-t, u përpoq të regjistronte kompaninë Stormi Couture. Pra, sipas Kylie-t, kompania u përpoq të përfitonte nga emri i vogëlushes.

Nga ana tjetër, Business Moves thuhet se paditi Kylie-n për shkelje të së drejtës së tyre tregtare në lidhje me përdorimin e emrit Stormi. Ndërkohë avokatët e Kylie-t thonë se BMC “është mashtruese”. “Emri Stormi është i njohur, unik dhe padyshim i lidhur me emrin Stormi Webster,” shkruajnë përfaqësuesit e Kylie-t.

Nuk është hera e parë që Kylie i futet këtyre punëve për të markuar emra e fraza. Në tetor të 2019-s, pas memeve dhe videove me “rise and shine”, Kylie paraqiti në një zyrë për regjistrimin e Patentave dhe Markave dokumentet e nevojshme ligjore për ta kthyer “Riiise x Shiiinee” si markën e vet, e cila do të përfshinte rripa, pantallona, pallto, këpucë, xhaketa, pizhama, çorape, rrobat e banjës, veshje të brendshme si edhe produkte kozmetike.

Ndërsa në vitin 2014, u përpoq që të markonte emrin e saj, gjë që nxiti një betejë ligjore me yllin e pop-it, Kylie Minogue.

Këngëtarja dhe aktorja paraqiti në gjykatë një listë me arsye pse Kylie nuk mund të kishte të drejtën ekskluzive të emrit. Ndër të tjera, thuhej se Jenner ishte një yll televiziv i rëndësisë së dytë, ndërkohë që Minogue një artiste ndërkombëtare dhe aktiviste.

Në vitin 1996, Minogue regjistroi domain (hapësira në internet) ëëë.kylie.com. Po kështu theksohej se nëse Kylie J fitonte të drejtën e emrit, mund të dëmtonte markën e Kylie M dhe të tjera kompani të ngjashme.

Asokohe, Kylie u kritikua nga Komunitieti i Mbrojtes së të Drejtave të Njerëzve me Nevoja të Veçanta, pasi u fotografua e ulur në një karrige me rrota. Njerëzit shpërndanë hashtagun #TheresOnlyOneKylie (ka vetëm një Kylie) duke thënë ndër të tjera se kur Kylie M ishte e famshme, Jenner nuk kishte lindur ende.

Në shkurt të 2017-s, Minogue fitoi betejën ligjore që i hoqi mundësinë Jenner-it të kishte të drejtën ekskluzive të emrit.


Shtuar 30.04.2020 07:49