Një mbretëreshë bukurie e cila u kurorëzua “Miss Anglia” në vitin 2019 është rikthyer në Mbretërinë e Bashkuar për të vazhduar karrierën e saj si mjeke mes pandemisë së koronavirusit.
Bhasha Mukherjee bëri një pushim në karrierë si mjeke pasi mori pjesë në “Miss World” në dhjetor të vitit 2019, ndërsa e përfaqësoi Anglinë.
E ftuar të jetë ambasadore për disa bamirësi, Mukherjee kishte planifikuar të vë stetoskopin e saj dhe të përqendrohet në punën humanitare deri në gusht të këtij viti.
“Më ftuan në Afrikë, në Turqi, pastaj në Indi, Pakistan dhe disa vende të tjera të Azisë për të qenë një ambasadore për punë të ndryshme bamirësie”, ka thënë ajo për CNN.