“Për dashurinë”, Stresi tregon si ndërroi identitet dhe shkoi ilegalisht në Kanada për Keisin (VIDEO)

Reperi Stresi ishte i ftuar dje në “E diell” në një intervistë ku treogi shumë për jetën e tij private. Gjatë intervistës, Stresi tregoi se për dashurinë ka shkelur edhe ligjin.

“Për dashurinë kam ndryshuar identitet. Se kam thënë kurrë por para 3 vitesh ikëm në Amerikë në koncert dhe u kthem sërish dhe ne reperët i kemi problem vizat.

Të lidhura

None found

Po kërkoja një vizë për Kanada dhe mu refuzua sepse kisha rekord kriminal. Takova disa njerëz në Mitrovicë, mora identitet francez, patentë, karta franceze dhe i hipa avionit për Kanada”, tregoi Stresi.

Pavarësisht insistimin të gazetarëve, Stresi nuk dha një përgjigje të qartë nëse çifti vazhdon të jetë apo jo më bashkë.

Duket se kjo “telenovelë” e lidhjes mes tyre do të vijojë ende.


Shtuar 3.02.2020 11:00