Pasi braktisi mbretërinë, ku do ta shohim Meghan për herë të parë

Meghan Markle dhe princ Harry vërtet hoqën dorë nga detyrat e tyre në familjen mbretërore, por nuk do të jenë plotësisht të çliruar nga këto përgjegjësi deri në pranverë. Deri tani i kemi parë të shpërngulen në Kanada, të dalin rrugëve si njerëz të thjeshtë apo t’i kërkojnë njerëzve të mos i thërrasin më me tituj para, por akoma s’dimë sa “normale” mund të bëhet jeta e çiftit.

Po Princ Harry ka bërë një këngë?
Princ Harry kapet mat duke u sjellë si njeri i thjeshtë
Diçka është e sigurtë! Sussex-ët do të jenë gjithnjë në qendër të vëmendjes. Sipas The Sun, dalja e parë e (jo-mbretërore) madhe e Meghan-it do të jetë Met Gala. Meghan është e ftuar në eventin që do të mbahet më 4 maj dhe thuhet se ajo do të shkojë atje bashkë me redaktorin e Vogue, Edëard Enninful me të cilin ka bashkëpunuar së fundmi.

Thuhet se emri i dukeshës ishte ndër të parët në listën e të ftuarëve dhe prania e saj do të jetë padysh një nga ngjarjet më të mëdha të eventit.

Kujtojmë gjithashtu se viti 2020-të do të jetë vit historik për Muzeun Metropolitan të Artit në Nju Jork, për shkak të vitit 150 vjetorit të krijimit. Tema e zgjedhur këtë vit është: ” “Rreth kohës: Moda dhe Kohëzgjatja”.


Shtuar 1.03.2020 21:17