Pas ndarjes me Norën dhe modelen, Roberti merr vendimin e papritur për jetën private (FOTO LAJM)

Jeta private e Robert Berishës ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave që prej vitit të kaluar, kur ai deklaroi ndarjen nga këngëtarja Nora Istrefi. Roberti u shpreh se ai dhe Nora do ruajnë një marrëdhënie të mirë, pasi mes tyre është edhe vajza, dhe në fakt kështu ndodhi.

Pak kohë pas ndarjes nga Nora, Roberti u përfol për një lidhje me modelen Xhesika Kadiu. Ishte kjo e fundit që i konfirmoi thashethemet duke publikuar foto krah këngëtarit dhe duke deklaruar se do e dashurojë gjithmonë.

Ndërkohë vetë Roberti ka vendosur që për disa kohë të qëndrojë beqar. Në një intervistë për “Prive”, këngëtari shprehet se ndihet shumë mirë kështu.

“Jemi duke jetuar në një vend të vogël dhe sado me qenë Kosova e madhe për ne artistët është e vogël se nuk nga të ikësh. Roberti është i shoqërueshëm, dhe mund të ketë shoqëri me femra. Mund të dalin dhe llafe, por Roberti është single. Edhe nuk mund të them sa kohë do të qëndrojë kështu, por jam aq rehat dhe aq mirë. Raportet me Norën i kemi shumë të mira dhe gjithë ditën e kaloj me vajzën, Renee”, tha Roberti.


Shtuar 29.06.2020 14:17