Pas 20 vitesh Victoria Beckham thyen dietën dhe fajin e ka David (FOTO LAJM)

Victoria Beckham ndjek një dietë strikte, pa karbohidrate që prej vitit 2001. Por gjatë periudhës së karantinës ndodhi diçka dhe Victoria e theu dietën. (Më thoni një njeri që nuk e theu dietën gjatë asaj periudhe…)

David hyri në kuzhinë dhe ajo nuk mundi të rezistonte!

“Victoria nuk ka prekur asnjë karbohidrat që nga viti 2001. Por në fillimin e karantinës, David filloi të eksperimentonte me receta picash- duke e bërë brumin vetë e duke provuar mbushje të ndryshme. Victoria nuk mundi të rezistonte dhe provoi një copë të vogël. Si përfundim, ajo nuk mund të ngopej nga picat e vogla të David që ata i quajtën goldenballs”, -është shprehur një burim për The Sun.

David ka postuar edhe foto të vetat dhe të familjes, përfshirë vajzën Harper, duke gatuar e duke pjekur në furrën e tyre të drurit.

Megjithatë, tani që vjeshta është afër, Victoria ka filluar përsëri hajë ushqime të shëndetshme, duke lënë mënjanë brumrat.

Victoria ka një dietë mjaft të rreptë, që përfshin peshk dhe perime të ziera, si dhe fruta, fara chia dhe qumësht bajamesh për mëngjes. Dhe ja rezultati!

S’ke faj Victoria! Edhe ne do ta kishim thyer dietën nëse do të na gatuante David pica.


Shtuar 1.09.2020 10:47