Partneri perfekt, Kivanç Tatlitug shpenzon 1 milion euro për dëshirat e bashkëshortes (FOTO LAJM)

Kivanç Tatlitug është jo vetëm një nga aktorët turk më simpatik, më të suksesshëm e të talentuar, por edhe ndër më të paguarit.

Ai fiton nga telenovelat e po ashtu edhe si imazh i markave të ndryshme.

Së fundmi Tatlitug u pagua me 1 milion euro për reklamën e veshjeve Mavi. Këto para, aktori ka vendosur t’i investojë për të plotësuar dëshirën e bashkëshortes së tij, stilistes Basak Dizer.

Mediat turke raportojnë se Tatlitug ka marrë me qera një butik në Bodrum.

Arsyeja është se Basak Dizer po mendon të hapë një brend të sajin dhe bashkëshorti i ka ardhur menjëherë në ndihmë.

Basak është një stiliste shumë e njohur në Turqi. Ajo u njoh me Tatlitug pikërisht në një prej serialeve të tij, kur punonte si stiliste në prapaskenë.


Shtuar 22.08.2020 07:01