Para 32 milion ndjekësve, Bella Hadid falenderon stilisten shqiptare për veshjen (FOTO LAJM)

Modelja e njohur, Bella Hadid u shfaq në ‘MTV Video Music Aëards 2020’ me një veshje të stiluar nga Carlos Nazario dhe të realizuar nga një dizajnere e talentuar shqiptare, Nensi Dojaka, e cila ka përfunduar studimet për modë në Londër.

“Bella Hadid bëri ëndrrat e mia realitet. Jashtëzakonisht mirënjohëse. Kaq shumë dashuri.

Bella në VMA-s me një veshje nga koleksioni vjeshtë-dimër 2020 i prezantuar në Fashion Fest”, shkroi Nensi në llogarinë e saj duke mos fshehur lumturinë e një momenti kaq special.

Megjithatë pas këtij momenti nuk ka munguar as postimi i Hadid, e cila ka zgjedhur ta falenderojë publikisht Nensin.

“E veshur nga një dizajnere e re, jashtëmase e talentuar @nensidojaka stiluar nga vëllai im @mr_carlos_nazario”, shkroi Bella në postimin e fundit në ‘Instagram’.

Me siguri ky moment duhet të jetë ndër më të bukurit për Nensin, e cila vetëm 3 vite më parë përfundoi studimet Bachelor në Kolegjin e Modës në Londër, ndërsa së fundmi sapo është diplomuar në studime pasuniversitare edhe në Central Saint Martins, pjesë e Universitetit të Arteve në Londër.


Shtuar 1.09.2020 07:46