Papritur bota mësoj se ka një djalë, Drake ka diçka për të thënë për atësinë (FOTO LAJM)

Për 2 vite me radhë Drake e mbajti të fshehtë faktin se është baba i një djali.

Por disa javë më parë, reperi vendosi t’a ndajë me të gjithë sekretin e tij.

33 vjeçari publikoi foto të vogëlushit Adonis në muajin mars, së bashku me mamanë Sophie Brussaux.

E së fundmi, Drake është prononcuar për “Young Money Radio” se ndjehet shumë mirë që më fund e ndau me të gjithë botën lajmin.

“Ishte e mrekullueshme për mua t’a ndaja me të gjithë botën. Thjesht u zgjova një ditë dhe mendova “E di çfarë? Kjo është diçka që unë dua t’a bëj!” u shpreh ai.


Shtuar 4.05.2020 08:13