Oriola e veshur me fustan nusërie, Grezda emocionon me komentin

Çifti më i përfolur i momentit duket se janë shumë të dashuruar dhe herë pas herë emocionojnw rrjetin me komentet e tyre.

Eros ka parë partneren e tij, Oriolën, të shfaqej në një poster të madh të një ndërtese në Turqi, ai është ndjerë super krenar për të.

Futbollisti nuk e ka lënë këtë moment t’i shpëtojë, duke fotografuar posterin e partneres dhe duke e ndarë me të gjithë ndjekësit e tij në Instagram.

“Krenar për ty”- janë fjalët e Erosit krahas postimit, të cilin e ka shoqëruar me një zemër të kuqe.

As Oriola nuk lë rast pa e mbështetur partnerin e saj dhe është tashmë tifozja e tij më e zjarrtë, e cila krenohet me golat dhe arritjet e tij.


Shtuar 10.09.2020 10:00