Nuk ndalet Trejsi Sejdini, shfaqet me bikini më provokuese se asnjëherë (FOTO LAJM)

Prej kohësh Trejsi Sejdini është kthyer në një nga modelet më të dashura dhe të komentuara nga publiku shqiptar. Modelja e njohur merr shpeshherë vëmendjen e të gjithë fansave përmes postimeve që bën në rrjetet sociale, apo deklaratave që bën nëpër intervista.

Por së fundmi të gjithë sytë janë kthyer nga ajo, si pasojë e disa pozave mjaft “hot” që ka publikuar në “Instagram”. Në fotot në fjalë “gangsterja e Elbasanit” shfaqet e veshur me bikini portokalli dhe shkruan krahas saj se “pse duket aq e shëndoshë”.

Si gjithnjë pozat e saj kanë marrë me mijëra pëlqime dhe sigurisht që ndjekësit nuk i kanë kursyer komentet. “Seksi, e mrekullueshme, bisha”, janë komplimentet që fansat nuk kanë nguruar që t’i shkruajnë krahas fotove të misit.


Shtuar 15.09.2020 13:55