Nuk kanë fund eksperimentet për Dua Lipën, ky është look-u i ri i këngëtares (FOTO LAJM)

Dua Lipa njihet për eksperimentet që bën në pamjen e saj, ajo ka ndryshuar sërish stilin e flokëve, për çfarë mund të themi se nuk ka dështuar.

Në imazhet e ndara në profilin e saj në Instagram, këngëtarja prezanton stilin e ri të flokëve, ajo është kthyer në një flokëkuqe dhe kjo është mirëpritur edhe nga fansat të cilët lanë komente pozitive për këtë ndryshim.

Dua është duke shijuar suksesin e albumit të fundit ‘Future Nostalgia’ me të cilën renditet në krye të toplistave botërore.


Shtuar 12.05.2020 08:42