Nuk ka ngrën për 10 vite një ushqim, Linda Halimi zbulon sekretin e formave perfekte (FOTO LAJM)

Këngëtarja Linda Halimi është komentuar gjatë për ndryshtimin drastik në peshë.

Prej një kohe të gjatë, ajo ia dedikon palestrës, por nuk ka munguar as regjimi ushqimor nga ana e saj.

Së fundmi, përmes një postimi Linda ka zbuluar se ka plot 10 vite që nuk ka ngrënë mish.

“Jam shumë më e rëndë në peshë kohët e fundit, gjithashtu fillova të shtoja disa mish gjel deti në shujtat e mia (nuk kam ngrënë mish për një dekadë) qëllimi im ishte të shtoja peshë dhe masë muskulore dhe mendoj se jam gati aty apo jo? Padyshim që ndihem sikur po më pëlcasin të pasmet’🍑 A duhet të hyj drejtpërdrejt nesër për të treguar të gjitha gjërat që bëj? “, ka shkruar Halimi në Instagram.

Kujtojmë që Linda Halimi ka vite që jeton në Amerikë dhe tashmë ka krijuar familjen e saj, ndërsa është nënë e një vajze.


Shtuar 29.09.2020 10:11