Duket se fansat dhe ndjekësit e Ellen DeGeneres janë duke duke i kushtuar gjithmonë e më shumë rëndësi fjalëve që thonë se ajo nuk është aspak personi i qeshur që shohin në ekran. Edhe pse personat që punojnë në industrinë e shoëbiz-it e kanë ditur për personalitetin e vërtetë të komedianes, kjo është një gjë e re për personat që e ndjekin prej vitesh në televizion.
Gjithçka nisi në tetor, kur Ellen mbrojti miqësinë e saj me ish-presidentin e SHBA George.W.Bush. Le të themi që ky i fundit ka pikëpamje komplet të ndryshme nga vetë moderatorja, kur vjen puna tek të drejtat e komunitetit LGBT. Më pas vazhdoi me faktin që i dha një kohë të vështirë në transmetim aktores Dakota Johnson, e cila nuk e kishte ftuar ne festën e datëlindjes.
Popullariteti i saj ra kur krahasoi gjatë karantinës, shtëpinë e saj që vlen miliona dollarë me një burg. Po ashtu edhe kur ish-truproja e quajti si njeri të keq. Ndërkohë punonjësit e saj kanë qenë të stresuar dhe të mërzitur për shkak se janë trajtuar keq dhe janë lënë pa paga gjatë kohës që nuk kanë punuar për shkak të Covid-19. Edhe blogerja e njohur, Nikkie Nikkie, e quajti eksperiencën e saj në emisionin e Ellen si “Teletubbies after dark”. Pra krejtësisht ndryshe nga ç’duket.
Tani që të gjithë po mësojnë për anën e errët të Ellen, ajo vetë raportohet se është lodhur me këto komente. Burime pranë saj për “Us Weekly” thanë se komediania mendon që këto janë thjesht fjalë nga persona që e urrejnë. Edhe pse nuk është diçka që po harrohet, madje rrëfimet e tilla sa vijnë e shtohen.
Ellen deri më tani nuk i ka mohuar këto akuza dhe nuk është ndjerë keq për asnjë veprim, që mund të ketë bërë këto persona të flasin kundër saj. Burime të tjera thonë se ajo nuk beson që këto komente do të ndryshojnë mënyrën se si njerëzit ndihen për të, sepse ka qenë për shumë vite në televizion. Përgjigja e saj mesa duket do të jetë fakti që publiku do vazhdojë ta shohë çdo ditë të qeshur në emision.