Nuk është më kryeministër, por Oriola tregon hapur simpatinë e saj për Albin Kurtin (FOTO LAJM)

Kuvendi i Kosovës votoi me 61 vota pro kryeministrin e ri Abdullah Hoti duke larguar kështu qeverinë Kurti.

Shumë personazhe e komentuan këtë lëvizje të re që u bë në Kosovë mirëpo mesa duket jo të gjithë janë dakord.

Modelja shqiptare Oriola Marashi duket të jetë një mbështetëse e qeverisë Kurti. Themi këtë pasi ajo ka postuar në instastory ku shihet ish kryeministri i Kosovës Albin Kurti i rrethuar nga një zemër.

Dhe më përpara Oriola ka shprehur simpatinë publikisht për Kurtin. Madje para pak muajsh shprehu zhgënjimin e saj për humbjen e Albin Kurtit nga qeveria e Kosovës.


Shtuar 4.06.2020 14:09