Nuk e konfirmuan asnjëherë, Shaqiri dhe Dhurata Ahmetaj i japin fund lidhjes? (FOTO LAJM)

Prej kohësh flitej se futbollisti i njohur shqiptar Xherdan Shaqiri dhe këngëtarja Dhurata Ahmetaj ishin në një lidhje bashkë.

Por duket se ende pa u zyrtarizuar, ata i kanë dhënë fund marrëdhënies, sipas mediave kosovare.

Këngëtarja udhëtonte shumë shpesh drejt Londrës dhe publikonte foto në vende të njëjta me Shaqirin, por së fundmi gjërat kanë ndryshuar.

Ajo nuk shkon më në “Merseyside” dhe kjo ka ngjallur interesin e mediave për të parë se ç’ndodh mes çifitit.

Edhe ‘Instagram-i’ tregon se gjërat mes tyre nuk po shkojnë si duhet.

Shaqiri dhe këngëtarja simpatike ndqien mes njëri-tjetrit, megjithatë nuk shkëmbejnë like apo ndonjë reagim.

Na mbetet të presim për të parë nëse është një zënkë momenti apo diçka përfundimtare.


Shtuar 25.07.2020 13:00