“Njeri fisnik”, Besa Kokëdhima zgjedh fjalët më të veçanta për të uruar të atin (FOTO LAJM)

Këngëtarja e njohur, Besa Kokëdhima ka uruar me anë të një postimi në ‘Instagram’ babain e saj, Koço Kokëdhima në ditën e lindjes.

Ajo ka publikuar një foto pranë tij, krah së cilës shkruan: “Gëzuar ditëlindjen papin @koçokokëdhima. Je njeriu më fisnik, i dhëmbsur, i mençur, i dashur, tolerant, largpamës, i drejtë e sakrifikues që kam njohur. Edhe 1000 vite të lumtura! Të dua shumë”.

Besa ka publikuar momente të ndryshme me familjarët e saj në rrjetet sociale, ku ka treguar kujtime të vjetra dhe ka zbuluar lidhjen e ngushtë që gëzon me ta.


Shtuar 21.04.2020 20:41